Dy persona u plagosën të enjten në Prishtinë, nga të shtënat me armë zjarri.
Rasti ndodhi rreth orës 16:00 në rrugën “Mon Balaj” në kryeqytet. I dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur menjëherë pas kryerjes së veprës.
Mirëpo policia ka arritur që të njëjtin ta arrestoj të shtunën. Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
“Në lidhje me rastin është raportuar se me 23.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull /k dhe nga i njëjti është konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.
Pas të shtënave me armë, policia kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kishte gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja dhe një veturë me targa vendore.