Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar në lidhje me idenë e krijimit të shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Shqipëri.
Në reagimin e Zyrës së BE-së në Tiranë thekson se Bashkimi Evropian mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar, por nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.
Zyra e BE-së thekson në reagimin e saj se liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore.
“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”, shkruhet në reagimin e Zyrës së BE-së në Tiranë./rtsh