Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte ndalur para një lokali për të shpërndarë produkte ushqimore i dyshuari mashkull kosovar ne shenje revolte (se ishte i penguar nga automjeti i viktimës për te lëvizur) ka shtënë me arme zjarri ne ajër dhe ka kanosur viktimën.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.