Të shtunën mbrëma në Podgoricë, disa orë para zgjedhjeve të së dielës janë vërejtur një numër i konsiderueshëm makinash me targa nga Serbia.
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millosh Nikoliç, ka publikuar një seri fotosh ku shfaqen këto makina në platformën X, me komentin se “sezoni turistik zgjedhor është në lulëzim të plotë”.
Zhivkoviq tha më herët në konferencën për shtyp se i kanë emrat dhe mbiemrat e njerëzve, të cilët do t’ia përcjellin prokurorisë dhe komisioneve zgjedhore, duke thënë se nuk do të mund të votojnë në Podgoricë sepse është shkelje e vullnetit zgjedhor.
Këtë e pamë edhe në Beograd. Është i ashtuquajturi “Skenari i Beogradit”” – deklaroi Zhivkoviq me atë rast.
Ministria e Brendshme njoftoi ndërkohë se vetëm pesë nga rreth 2000 zgjedhës të regjistruar janë regjistruar në listën e zgjedhësve pas vitit 2020, duke relativizuar në këtë mënyrë thelbin, pra që këta persona janë potencialisht në listën e zgjedhësve në mënyrë të paligjshme për shkak të së drejtës të ushtrimit të votimit në vendet e tjera.