Tre policët, të cilët u lënduan pasi që automjeti i tyre zyrtar u vetaksidentua në Zveçan, pritet të lirohen në shtëpi, pas tretmanin mjekësor që kanë marrë në QKUK.
Ndërkohë, njëri prej tyre pritet të operohet në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale.
Ndërkaq, polici që është operuar si rast urgjent në kërcin e gjurit, në Klinikën e Ortopedisë, është në gjendje stabile shëndetësore dhe në përkujdesje të stafit shëndetësor të kësaj klinike, dhe pritet të lirohet gjatë ditës së nesërme.