Policia e Kosovës ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim ndaj dhunës në familje, duke theksuar se asnjë formë dhune nuk është e pranueshme dhe sjell pasoja të rënda tek viktimat, fëmijët dhe shoqëria, përcjell KosovaPost.
Dhuna mund të jetë fizike, psikologjike, ekonomike ose seksuale dhe mund të ndodhë ndaj grave, burrave, fëmijëve apo të moshuarve. Çdo qytetar ka përgjegjësi të reagojë dhe të ndihmojë në parandalimin e saj, duke kontribuar për një shoqëri të sigurt dhe të barabartë.
Policia bën thirrje:
Mos hesht kur je dëshmitar i dhunës.
Mbështet viktimat dhe inkurajoji të raportojnë çdo rast.
Bëhu pjesë e ndryshimit, raporto dhunën.
Rastet e dhunës mund të raportohen nëpërmjet:
Thirrjes në 192 ose 0800 19999,
Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”,
Paraqitjes në stacionin më të afërt policor.
Policia thekson: “Heshtja e mbron dhunuesin, raportimi mbron viktimën. Çdo raportim është hapi i parë drejt parandalimit të dhunës.”


























