Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Fushë-Kosovë nën dyshimin për përfshirje në veprime të kundërligjshme që lidhen me keqpërdorimin e kartelave bankare të shtetasve të huaj.
Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit dyshohet se për një periudhë kohore kanë përdorur të dhëna bankare në mënyrë të paligjshme për të realizuar përfitime financiare.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, janë kryer kontrolle në pronat e tyre, ku gjatë veprimeve policore është konfiskuar një telefon celular si provë materiale.
Pas përfundimit të intervistimit në polici, të dyshuarit janë ndaluar dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të personave të huaj për përfitime personale. Në konsultim me prokurorin është kontrolluar prona e të dyshuarve ku gjatë kontrollit është sekuestruar një telefon, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


























