Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një konferencë për media, ka folur sot për tre aksionet e ndërrmara nga policia ditëve të fundit, ku u bllokuan disa pjesë të Shkupit.
Në aksionin e ditës së sotme të policisë, Toshkovski tha se në bazë të dyshimeve për parregullsi në Lotarinë Shtetërore, Policia ka vepruar me urdhër të Prokurorisë, në bazë të kallëzimit penal për ish-kryeministrin dhe ish-zv/kryeministrin, ndërsa ai informoi se dy persona janë të pa kapshëm, pasi gjendet jashtë vendit, ndërsa shtoi se janë bërë lëshime nga disa policë kufitar, gjatë ditës së djeshme në orët e hershme dhe për të njëjtit ministri thotë se ka hetim.
PANÇE TOSHKOVSKI,MINITËS I PUNËVE TË BRENDSHME
“Gjatë ditës së sotme, duke vepruar në bazë të urdhrave të PTHP-Shkup, janë ndërmarrë më shumë masa, janë realizuar bastisje në shumë lokacione…ndërsa është vepruar në bazë të kallëzimit penal që më 13.12.2024, nga ana e Departamentit kundër krimit dhe korrupsioni të organizuar dhe serioz, Sektori për hetime penale, njësiti për korrupsion, dorëzuar në PTHP Shkup, kundër 8 personave fizik, prej të cilëve, njëri është ish-kryeministër, njëri është ish-zv/kryeministër, njëri është ish-drejtor i një personi juridik dhe njëri është ish-sekretar gjeneral, të tjerët janë zyrtarë shtetëror që punojnë në suaza të njërit prej personave juridik”.
Për aksionin e tjetër të policisë, Toshkovski tha se 18 persona akuzohet për veprën penale vrasje, ndërsa për këtë, ai infromoi se janë bastisur 30 lokacione, janë gjetur deri tani 30 milionë denarë dhe gjësende të ndryshme, por nuk dha më shumë detaje, sepse siç tha, aksioni ende vazhdonë.
PANÇE TOSHKOVSKI,MINITËS I PUNËVE TË BRENDSHME
“Pas disa muajve hetim është zhvilluar aksion ku është shkatërruar një grup prej 18 personave, të cilët kanë kryer vepra penale, krim të dhunshëm. Janë bastisur 24 persona, në 30 lokacione, ku prej tyre 28 në Shkup dhe dy në Veles. Pas bastisjeve deri tani është gjetur armë zjarri, mjete tjera lidhur me të, pancirë dhe deri tani janë gjetur mbi 30 milionë denarë. Janë marrë 5 motoçikleta, sasi më e madhe e ari, telefona dhe gjësende tjera”.
Ndërkaq, sa i përket aksionit të parë, Toshkovski, tha se sektori për luftë për terrorizëm më 15.12.2024 ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave të Strugës dhe Gostivarit, për veprën penale organizim terrorist. Ai më pas, se i denoncuari i parë ka organizuar rrjet terrorist ku kanë marrë pjesë edhe të akuzuarit tjerë, ndërsa sipas tij, qëllimi ka qenë sulmi ndaj objekteve publike në Maqedoni./shenja