Policia dhe FSK me operacion intensiv për gjetjen e të zhdukurit në Zatriq

Policia e Kosovës është duke zhvilluar operacion intensiv, për gjetjen e vendodhjes së Alush Kastratit në fshatin Zatriq të Rahovecit, i raportuar si i zhdukur.

 

Njësitë policore kanë dalë në terren dhe kanë zhvilluar patrullime intensive në një perimetër të zgjeruar kërkimi, duke përfshirë zona malore dhe hapësira të tjera përreth.

“Në operacionin e kërkimit janë angazhuar: njësitë patrulluese të Policisë së Kosovës, Njësia për Reagim të Shpejtë, njësia me dron për monitorim nga ajri, njësia K9 me qen kërkues. Gjithashtu në këtë operacion janë përfshirë edhe Njësia e Kërkim-Shpëtimit e FSK-së, zjarrfikësit, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, si dhe qytetarë vullnetarë që kanë ofruar mbështetje në terren”, njofton policia.

Në këtë iniciativë mbështetje ka ofruar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, duke kontribuar në koordinimin e institucioneve lokale dhe komunitetit, për të ndihmuar në përpjekjet për gjetjen e personit të zhdukur.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish