Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarë të njësive speciale, po marrin pjesë në një garë ndërkombëtare të njësive elitare policore dhe ushtarake nga shtete të ndryshme të botës, e cila po mbahet në Jordani.
Policia e Kosovës njofton se në këtë edicion të garës ‘King Abdullah Special Operations Training Center’, marrin pjesë 38 ekipe nga vende të ndryshme, të cilat po garojnë në disiplina me shkallë të lartë të vështirësisë dhe taktike, përfshirë gjuajtje me armë të ndryshme, marshime me pesha të rënda dhe ushtrime të tjera që i përkasin fushës policore dhe ushtarake.
“Njësia elite e Policisë së Kosovës po dëshmon profesionalizëm dhe rezultate pozitive në krahasim me ekipet e vendeve tjera pjesëmarrëse. Ekipi i Policisë së Kosovës është kualifikuar në fazën finale të garës ‘King Challenge’, ku do të garojnë 15 ekipet më të suksesshme të këtij organizimi”, thuhet në njoftim.


























