Policia Rajonale e Prizrenit, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e një personi për falsifikim parash.
Sipas policisë, i dyshuari kërkohet për një rast të falsifikim parash të ndodhur më 11 prill rrugën “Wiliam Woker” në Prizren, transmeton Klankosova.tv.
“Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, apelon policia