Policia e Kosovës po kërkon nga qytetarët ndihmë për kapjen e një gruaje.
Ajo dyshohet se kreu veprën penale ‘’Vjedhje’’.
‘’Njësiti i hetimeve të stacionit policor qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për veprën Vjedhje’’, thuhet në njoftim.
Nga policia thonë se kushdo që ka informata në lidhje e këtë të kontaktojnë policinë përmes numrit 192.