Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë në kërkim të katër personave të dyshuar, transmeton KosovaPost.
Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale fajdeja dhe privimi i kundërligjshëm i lirisë.
“Çdo informacion lidhur me personat në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected], ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999”, ka njoftuar Policia.

























