Fotografi i ri Nidal Shaljic së fundmi ka marrë një ftesë për t’u paraqitur në stacionin policor në Bijeljina për t’u marrë në pyetje për vizitën e zonës së ish-kampit “Batkovic”. Prej disa vitesh ai ka dokumentuar pamjen aktuale të vendit ku janë dhunuar të burgosurit gjatë luftës, por i është dashur të përgjigjet në policinë e Bijeljinës pse ka shkuar atje.
“Vetë thirrja dhe momenti kur kam marrë letrën që jam thirrur në seancë ka qenë e pakëndshme, siç është për çdo person kur e thërret policia, aq më pak kur i dërgojnë një letër në derë duke thënë se duhet të raportojë. 150 kilometra larg qytetit të tij”, thotë fotografi.
“Përdorimi i dronit” është vepër penale për të cilën Shaljiq është marrë në pyetje i shoqëruar nga një këshilltar ligjor. Ndonëse, sipas shpjegimit të avokatit, një krim i tillë nuk njihet nga asnjë ligj penal në Bosnje-Hercegovinë, ai është dashur t’u përgjigjet inspektorëve nëse dhe pse ka përdorur dron në Bijeljina në një vend ku nuk ka gjetur ndonjë ndalim për filmime me dron, shkruan gazeta Express.“Kushdo që përdor dron e di se ka harta dhe vende ku filmimi nuk lejohet, si për shembull Ambasada e SHBA-së apo afër aeroporteve. Pra, me të vërtetë nuk e kam pasur të qartë pse jam thirrur në seancë, sepse e di që nuk kam fshehur asgjë”, ka shtuar Shaljiq.g.e