Para pak minutave pati të shtëna me armë zjarri në Aktash të Prishtinës.
Në pamjet që ka siguruar Klankosova.tv, një burrë shihet teksa sulmon një punëtor të një picerie të njohur në kryeqytet dhe në një moment gjuan edhe me armë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar hapësirën ku ndodhi rasti.
Ndërkohë, Klankosova.tv është në pritje të konfirmimit dhe detajeve nga policia.