Policia e Kosovës njofton se të hënën në rrugën magjistrale Fushë Kosovë-Prishtinë, ka ndaluar një veturë të dyshuar për trafikim me substanca narkotike, të cilën e drejtonte personi i dyshuar me inicialet Z. J., shtetas kosovar.
Gjatë kontrollit të veturës së tij, në bagazh janë gjetur 10 kilogramë e 224 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me vlerë të tregut 450 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, bëhet e ditur se lidhur me rastin është kryer bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar në komunën e Graçanicës, ku në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
10 kilogramë e 224 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,
një veturë me targa vendore,
1 mijë e 445
8 mijë e 970
dy telefona celularë
17 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave, të konfiskuara nga dogana e Republikës së Kosovës.
Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është iniciuar rasti për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.