Policia e Kosovës ka filluar vendosjen e pengesave prej betoni, tek ura e Bërnjakut në veri.
Këtë e ka konfirmuar për RTKlive zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani, që sipas tij kjo po bëhet me qëllim të ndalimit të kontrabandës.
Elshani ka thënë se pengesat janë vendosur për të pamundësuar qarkullimin e kamionëve kurse veturat mund të kalojnë.