Në kuadër të vizitës në Kosovë, delegacioni i Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë, ka zhvilluar një takim me anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian.
Në këtë takim është biseduar për tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë.
- Mendoj se ajo që po ndodh aktualisht, kemi folur edhe për të është sigurisht një përpjekje e Vuçiqit për të treguar se sa i rëndësishëm është ai për serbët këtu në Kosovë. Dje ishim edhe në Mitrovicën e Veriut, njerëzit janë shumë të shqetësuar dhe shumë prej tyre po manipulohen dhe po lihen pas nga të gjithë, si nga Serbia ashtu edhe këtu nga Kosova. Ata janë në fakt në një vakum”, ka thënë ai.