Politikani me origjinë serbe emërohet ambasador i SHBA-së në Serbi

Presidenti Donald Trump ka emëruar ish-prokurorin e përgjithshëm të Arizonës me origjinë nga Serbia, Mark Brnovich, si ambasadorin e ardhshëm të SHBA-së në Serbi.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Trump përmes një postimi në “Truth Social”.

“Si bir i refugjatëve që ikën nga komunizmi, Marku do të jetë një avokat i fortë për Lirinë dhe gjithmonë do të vendosë Amerikën të parën. Urime Mark!”, shkroi presidenti në Truth Social, transmeton kk.

Emërimi i tij tani duhet të konfirmohet nga Senati i SHBA-ve.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika