Polonia u ka kërkuar qytetarëve të mos udhëtojnë në Izrael, territoret palestineze dhe Liban.
Në udhëzimin e udhëtimit të botuar sot, Ministria e Jashtme e Polonisë paralajmëroi se “kufizime të rëndësishme në trafikun ajror” mund të ndodhin për shkak të një përshkallëzimi ushtarak.
“Nuk mund të përjashtohet që të ketë një përshkallëzim të papritur të operacioneve ushtarake, të cilat do të shkaktonin vështirësi të konsiderueshme në largimin e këtyre tre vendeve”, thuhet në deklaratë.
“Çdo përshkallëzim mund të çojë në kufizime të konsiderueshme në trafikun ajror dhe pamundësi për të kaluar pikat kufitare tokësore”.
Territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli përbëhen nga Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor.
Paralajmërimi vjen mes kërcënimeve për një sulm hakmarrës nga Irani, i cili fajëson Izraelin për një sulm vdekjeprurës ndaj ambasadës së tij në Siri javën e kaluar.
Së paku tre vende të tjera gjithashtu kanë përditësuar kohët e fundit këshillat e tyre të udhëtimit në mes të kërcënimit, duke përfshirë Francën, Rusinë dhe Indinë, shkruan Sky News, transmeton kk.