Nën drejtimin e presidentes Vjosa Osmani, Këshilli për Demokraci e ka mbajtur një takim në të cilin është trajtuar çështja e shëndetit mendor.
Në takim bëhet e ditur se presidenca ripohoi mbështetjen e saj për shoqatat dhe organizatat që fokusohen në çështjet e shëndetit mendor.
“Takimi mblodhi së bashku përfaqësues nga institucionet, organizatat e shoqërisë civile që merren me shëndetin mendor dhe akterë të tjerë, të ndërlidhur me këtë temë”.
“Presidenca ripohoi mbështetjen e saj të vazhdueshme për shoqatat dhe organizatat që fokusohen në çështjet e shëndetit mendor, duke pranuar rolin e tyre të domosdoshëm në ofrimin e kujdesit, avokimit dhe ndërgjegjësimit”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPost.