Presidenti Erdoğan takohet me homologun ukrainas Zelenskyy

Erdoğan e priti homologun Zelenskyy në hyrje të Kompleksit Presidencial, në Ankara.

Më pas të dy liderët u fotografuan pranë flamujve të Türkiyes dhe Ukrainës.

Në takimin të mbyllur për media, morën pjesë gjithashtu kryediplomati turk, Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, kreu i Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç, raporton Anadolu.Pas takimit dypalësh midis Erdoğan dhe Zelenskyy, palët do të kalojnë në darkën e punës midis delegacioneve, si dhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe konferencën e përbashkët për media.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish