Presidenti kroat Zoran Milanoviq tha sot se për të njohja e Palestinës është çështje morale dhe se nuk ka absolutisht asnjë arsye apo justifikim për mosnjohjen e të drejtës së popullit palestinez për shtet.
“Palestinën e njohën një sërë shtetesh, duke përfshirë disa nga vendet e ish-Jugosllavisë. Kroacia hesht. Pse hesht Kroacia? Nuk shoh asnjë arsye pse Kroacia nuk duhet ta njohë Palestinën”, tha Milanoviç në konferencën vjetore të diplomatëve kroatë në Zagreb.
Milanović tha gjithashtu se Kroacia duhet të ndihmojë Ukrainën me ndihma dhe pajisje humanitare, por nuk duhet të përfshihet drejtpërdrejt në konflikt.
“Unë kam bërë gjithçka dhe do të bëj në të ardhmen për të parandaluar çdo përfshirje të ushtarëve kroatë në luftën në Ukrainë në çfarëdo mënyre, duke përfshirë pjesëmarrjen në qendrat e trajnimit. Nëse dikush do t’i japë ushtrisë ukrainase pajisje ushtarake, ky nuk është autoriteti im dhe nuk do të ndërhyj në të”, tha Milanoviq.