Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, ka filluar një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri, transmeton KosovaPost.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur me ceremoni zyrtare homologun letonez në selinë e Presidencës së Shqipërisë.
Pjesë e ceremonisë ishin edhe zyrtarë të tjerë nga të dy vendet, ndërkohë pas ceremonisë së pritjes është mbajtur takimi kokë më kokë Begaj-Rinkevics dhe mes delegacioneve.
Presidenti letonez pritet të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi dhe zyrtarë të tjerë.


























