Presidentja e vendit, Vjosa Osmani duke folur për aksionet e Policisë për mbylljen e strukturave paralele serbe në Kosovë, ka thënë se Serbia e ka detyrim që t’i zhbëj të gjitha strukturat e saj ilegale.
Madje, Osmani ka theksuar se shteti serb, strukturat e sigurisë i ka fuqizuar deri në masën që sot ato janë shndërruar në banda që organizojnë edhe sulme terroriste kundër Republikës së Kosovës.
“Në vitin 2013-të është nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare në mes Kosovës dhe Serbisë e cila edhe është e ratifikuar në Parlament, e nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm i Serbisë dhe ai i Kosovës, ku parashihet ndër të tjera që Serbia ka detyrim që t’i zhbëj të gjitha strukturat e saj ilegale apo paralele në Kosovë. Që nga atëherë jo vetëm që Serbia nuk ka ndërmarr masa që t’i zhbëj por në veçanti këto strukturat e sigurisë i ka fuqizuar deri në masën që sot ato janë shndërruar në banda që organizojnë edhe sulme terroriste kundër Republikës së Kosovës”, është shprehur ajo.
Osmani këtë deklaratë e bëri në konferencën e përbashkët me ministrin gjerman të mbrojtjes, Pistorius