Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me kryeministrin e Sao Tomé dhe Principe, Patrice Trovoada, në COP28 në Dubai.
“E lumtur të takohem me Kryeministrin e Sao Tomé dhe Principe, Patrice Trovoada, gjatë #COP28. Patëm një diskutim të mirë se si mund të thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Kosova mbetet e përkushtuar për të punuar së bashku me partnerë anembanë globit”, ka theksuar Osmani.


























