Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tregon se në ditën e fundit të vitit 2024 e ka vizituar edhe Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.
“Në ditën e fundit të vitit 2024, vizituam edhe Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, ku ndamë momente të ngrohta dhe biseda të sinqerta. Për vitin 2025, u urova shëndet, dashuri dhe optimizëm!”, ka shkruar presidentja Osmani