Princi William i Uellsit ka ndarë një mesazh motivues për kombëtaren angleze, e cila është në prag të finales së EURO 2024-shit.
Princi u shpreh se të gjithë besojnë në Anglinë, dhe se ata kanë çfarë t’i tregojnë botës, përcjell kk.
“Ne jemi shumë krenarë për të gjithë ju! Vetëm një përpjekje të fundit për të përfunduar punën! Dilni aty dhe tregojini botës se çfarë mund të bëni! Ne besojmë!”, shkroi Princi William në rrjetet sociale.
Po ashtu edhe Pallati Kensington konfirmoi se Princi William do të marrë pjesë në finalen e madhe mes Anglisë dhe Spanjës që do të luhet në Olympiastadion të Berlinit.
Edhe kryeministri i ri britanik, Keir Starmer do të jetë pjesëmarrës në tribunë për të mbështetur kombëtaren në këtë sfidë historike.
Mbreti Charles III gjithashtu ka uruar çunat e Anglisë për arritjen në finalen e EURO 2024.


























