Një burrë e ka rrahur gruan e tij natën e Vitit të Ri.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë.
Kur ora shënoi 00:00, policia u deshtë të intervenonte në një rast të dhunës familjare në kryeqytet.
Gruaja deklaroi se edhe në të kaluarën ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, por se ajo nuk e ndjen vetën të rrezikuar, njoftoi policia.
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 31.12.2022 – 00:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, Viktimës femër kosovare. Sipas viktimës në të kaluarën i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, mirëpo e njëjta nuk e ndien veten të rrezikuar dhe nuk dëshiron urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.