Një burrë në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se në orët e vona të së enjtes, dy persona me maska e kishin grabitur nga banesa dhe e kanë dërguar në veturën e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë PK’ja, ku sipas raportit ditor policor citohet viktima të ketë thënë se dy të dyshuarit nën kërcënimin e armës ia kishin vjedhur paratë dhe dy kartela bankare,
Pos tjerash, ata kanë kërkuar që viktima ta mbyllë biznesin, sipas policisë.
Policia po e heton rastin.