Pritjet në dalje të Pikë Kalimit Kufitar në Merdare kanë arritur sot në mesditë deri në 6 orë e kolona deri në 3 kilometra.
Derisa në dalje të PKK Dheu i Bardhë pritjet kanë arritur deri në tri orë e kolona deri deri në 2.5 kilometra, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas raportit të QKMK-së në dalje të pikë kalimit kufitar Muçibabë e Mutivodë pritjet janë deri në 2 orë e kolonat deri në 250 metra.
Derisa në dalje të pikë e kalimeve tjera kufitare nuk ka pritje e kolona.