Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë janë deri në dy orë, ndërsa kolona është deri në 1.2 kilometra.
Të dhënat e përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëjnë të ditur se pritje deri në dy orë për ta lëshuar vendin ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.
Ndërsa, deri në një orë, pritjet për të dalë nga Kosova janë në pikën veriore, Jarinje, ndërsa për të hyrë deri në 30 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë e dalë nga Kosova nuk janë më të mëdha se 10-15 minuta.