Një person në Prizren, përderisa ishte duke vozitur nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe si pasojë ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë jashtë rrugës, është rrokullisur dhe përplasur në një mur, transmeton KosovaPost.
Policia ka njoftuar se pasagjeri mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore ,dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë.