Arben Hajrullahu, profesor i shkencave politike në UP, ka shkruar një shkrim në rrjetin social “X”, ku ka komentuar raportimin e medies në lidhje me nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Rusisë.
Sipas profesorit Hajrullahu, Serbia është i vetmi vend evropian që vazhdon të nënshkruajë marrëveshje me Rusinë.
“Serbia është i vetmi vend evropian që vazhdon të nënshkruajë marrëveshje me Rusinë në një kohë kur të tjerët po zbatojnë sanksione.” – shkroi ai.