Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen e “Universitetit” në Prishtinë, ku gjashtë vetura janë dëmtuar. Lidhur me rastin është deklaruar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Ulaj ka njoftuar se janë iniciuar hetime, me qëllim të sqarimit te rrethanave.
“Prokurori kujdestar eshte njoftuar per kete rast. Me urdher te njejtit jane iniciuar hetime, derisa ne koordinim me policine jane duke u ndermarre veprime hetimore me qellim te sqarimit te rrethanave te ketij rasti dhe identifikimit te dyshuarit/ve”, ka thënë Ulaj për tëvë1.info.
Ndërsa, më herët zëdhënësi i Policisë së Kosovës,Agron Borovci konfirmoi se bëhet fjalë për shpërthimin e një granatë dore.