Prokuroria e Kosovës dhe Shqipërisë bashkëpunime të përbashkëta hetimore

Një delegacion i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, i kryesuar nga kryeprokurori i saj Zejnullah Gashi kreu një vizitë një ditore në Tiranë, ku zhvilloi takime me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, Arens Çela.

 

Takimet u fokusuan në çështje që lidhen me forcimin e bashkëpunimit mes prokurorive respektive, përshpejtimin e ekzekutimit të letërporosive, nxitjen e komunikimit të drejtpërdrejtë mes palëve, si dhe u vlerësuan mundësitë për ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore në të ardhmen në kuadër edhe të Projektit të Drejtësisë Penale për Ballkanin Perëndimor.

Takime mes përfaqësuesve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe Prokurorit të Përgjithshëm e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës kishin në fokus edhe forcimin e bashkëpunimit në hetimin e krimit ndërkufitar.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika