Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, në kuadër të Konferencës Ministrore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë në Paris, vizitoi sot Fshatin e Frankofonisë ku ishte ekspozuar Pavijoni i Kosovës në mesin e këndeve të shumë shteteve të tjera pjesëmarrëse.
Ajo tha se pjesëmarrja e Kosovës në ekspozitën e Fshatit të Frankofonisë është një mundësi unike për të prezantuar kulturën, gjuhën dhe potencialin ekonomik të vendit tonë përballë vendeve frankofone.
Gërvalla ndodhet në Paris në kuadër të Konferencës Ministrore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, në të cilën ajo shprehu përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta si demokracia, të drejtat e njeriut, dhe respektimi i gjuhëve e kulturave të ndryshme.