Pronari i një restoranti në Vushtrri është kapur në flagrancë nga ekipet e kontrollit të KEDS-it duke e vjedhur energjinë elektrike.
Siç kanë bërë të ditur nga KEDS-i , keqpërdorimi i tij me energjinë elektrike është zbuluar meqë veprimin e kundërligjshëm e bënte përmes një kablloje elektrike duke e anashkaluar njehsorin elektrik.
Sipas njoftimit të KEDS-it i dyshuari detyrohet t’i kthejë kësaj kompanie mbi 17 mijë euro.
“Keqpërdorimi i energjisë elektrike është vepër penale dhe dënimi për keqpërdoruesit është me gjobë dhe deri në 3 vjet burgim”, thuhet ndër të tjera.