Partia Demokratike e Shqipërisë sot në orën 12 do të nisë protestën në Tiranë, në atë që kryetari i kësaj partie Sali Berisha e ka quajtur revolucion demokratik.
Ndërkaq, dyert e kryeministrisë janë blinduar për të shmangur depërtimin e protestuesve brenda objektit.
Protestuesit do të mblidhen në selinë e PD-së, më pas në sheshin Skëndërbej, në Sheshin “Nënë Tereza”, pastaj për të vijuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Në këtë protestë 1,500 forca policie do të jenë të pozicionuara në pikat e ndryshme të qytetit për të siguruar mbarëvajtjen.
Në ndihmë të efektivëve të policisë do të jenë dhe forcat RENEA dhe të FNSH-së.