Në kryeqytetin e ShBA-së, Uashington, një grup aktivistësh mbështetës të Palestinës protestuan ndaj Izraelit që t’u japë fund sulmeve të tij kundër grave në Gaza, transmeton KosovaPost.
Në protestën e zhvilluar me emërtimin Legjenda e Feminizmit Perëndimor, grupi mbështetës palestinez mbajti pankarta që dënonin sulmet e ushtrisë izraelite ndaj nënave dhe grave të Gazës dhe paraqitën performancën e tyre atë që ata e quajtën teatër politik në rrugë.
Burra dhe gra të veshur me rroba si qefin u mblodhën para Departamentit të Shtetit ndërsa përmes një megafoni vendosën audio-regjistrime që simbolizonin britmat e frikshme të grave dhe fëmijëve palestinezë.
Grupi aktivist u shpërnda pa incidente pas protestës së tyre./trt


























