Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Dalin pamjet: Momenti kur gazetari sulmohet nga këngëtari me shokë

    Kusari-Lila nënshkruan vendim për caktimin e çmimeve të naftës pas rritjes nga ngjarjet në Lindjen e Mesme

    Kurti e Hamza në takim, seanca për presidentin pritet të mbahet sonte

    Pse Kosova nuk shkon në votime, nëse presidenti nuk zgjedhet deri më 5 mars?

    Shumica e të anketuarve të kënaqur me shërbimet shëndetësore

    LDK: Përgjegjësia për emrin e presidentit i takon partisë së parë

    NATO dënon shënjestrimin e Turqisë nga Irani, zotohet për mbrojtje të fortë në të gjitha fushat

    Hamza: S’kemi kandidat për president pa marrëveshje paraprake, të gjitha janë spekulime

    Andin Hoti mund të propozohet për president, LVV i bën ofertë PDK-së që ta mbështesë emrin e tij

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

04 Mars 2026, 15:40
në Lajme
Pse Kosova nuk shkon në votime, nëse presidenti nuk zgjedhet deri më 5 mars?
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova nuk shkon automatikisht në zgjedhje të parakohshme nëse nuk zgjidhet presidenti deri më datën 5 mars, thotë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Ai në një intervistë për KosovaPress thotë se procedura për zgjedhjen e presidentit konsiderohet e nisur vetëm kur në rend dite të seancës së Kuvendit vendosen së paku dy kandidatë të propozuar me nënshkrime. Sipas tij, vetëm nga ky moment fillon të rrjedhë afati 60-ditor, brenda të cilit duhet të zgjidhet presidenti. E tek, nëse brenda këtij afati nuk arrihet të votohet i pari i vendit, atëherë vendi shkon automatikisht në zgjedhje.

Deri tani s’ka asnjë kandidaturë zyrtare me tridhjetë nënshkrime për president të vendit, përkundër që Vjosa Osmani i ka shfaqur ambiciet për një mandat të dytë, ndërsa gati për garë janë deklaruar edhe liderët e AAK-së dhe Nismës, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, si edhe akademiku, Arsim Bajrami.

“Procedura e zgjedhjes do të thotë kur mandati është i rregullt, duhet të bëhet 30 ditë para se të përfundojë mandati i presidentit aktual. Në çdo situatë, kurdo qoftë që fillon nesër, pas një jave, pas një muaji, kurdo qoftë që fillon dhe nuk zgjidhet brenda afatit prej 60 ditëve, prej nisjes së procedurës, atëherë shkohet me automatizëm në zgjedhje. Procedura nis në momentin kur futen në rend dite dy kandidatë, domethënë të propozuar me nënshkrime, së paku dy kandidatë, konsiderohet që ka nisur procedura. Nuk ekziston detyrimi kushtetues dhe e thotë qartë në aktgjykimin e fundit për rastin e presidentit, kur ka qenë çështja e presidentit Thaçi. Në qoftë se nuk zgjidhet presidenti për 60 ditë, prej ditës kur nis procedura, siç e thashë, kurdo qoftë që nis ajo, atëherë shkohet në zgjedhje. Por nuk shkohet në zgjedhje për faktin që nuk është zgjedhur 30 ditë para skadimit të mandatit”, thotë Hasani.

Ai deklaron se në rast se mandati i presidentes përfundon dhe nuk ka president të zgjedhur, detyrën e ushtruesit të detyrës së presidentit e merr kryetarja e Kuvendit, në këtë rast Albulena Haxhiu, një ditë pas skadimit të mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani. 

“Kurdo qoftë që nis procedura, e procedura nis kur janë vënë në rend dite së paku dy kandidatë, konsiderohet nisje e procedurës. Në qoftë se ajo është nisur sot, prej sotit kur mbushen 60 ditë, atëherë me automatizëm duhet të shpallen zgjedhjet. Dhe ajo nënkupton, në rastin konkret, atë duhet ta bëjë zonja Albulena Haxhiu, sepse Albulena Haxhiu po ashtu me automatizëm e merr postin e ushtruesit të detyrës së presidentit, ditën e nesërme që i skadon mandati zonjës Osmani”, deklaron Hasani.

Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare e cilëson zgjedhjen e presidentit si çështje thellësisht politike, andaj shton se opozita ka të drejtë të vendosë të mos votojë një kandidat të partisë në pushtet pa një marrëveshje politike.

Sipas tij, zgjedhja e presidentit nga radhët e militantëve partiakë do të kishte pasoja serioze për jetën institucionale në vend.

“Partitë opozitare, domethënë, kjo është politikë. Kanë të drejtë ta vlerësojnë politikisht a të votojnë një kandidat të partisë në pushtet, pa koalicion, pa marrëveshje politike. Opozita duhet ta dijë që në qoftë se Kurti arrin ta kapë me militantë edhe postin e presidentit, që është e qartë që e synon, atëherë jeta institucionale në Kosovë vdes. Dhe nuk mbetet rrugë tjetër në të ardhmen veçse përmes rrugës të bëhet ndryshimi politik në këtë vend. Domethënë, është e sigurt që në qoftë se edhe posti i presidentit kapet nga militantë të partisë, atëherë në mënyrë zinxhirore do të reflektohet në krejt jetën institucionale dhe do të vdesë jeta institucionale”, deklaron Hasani.

Krahas kësaj, Hasani thotë se deputetët e opozitës nuk kanë detyrim kushtetues të marrin pjesë në votim për presidentin. Sipas tij, presidenti nuk përfaqëson pushtet në kuptimin klasik të ndarjes së pushteteve, por është organ legjitimues, balancues dhe garantues i funksionimit të institucioneve.

“Jo, sepse presidenti nuk është pushtet. Presidenti nuk është pushtet. Është organ legjitimues dhe balancues i krejt organeve të tjera. Dhe nuk është pushtet. Pushtet është legjislativi, ekzekutivi edhe gjyqësori. Aktgjykimi i rastit të Thaçit qartë e bën që deputetët nuk e kanë atë detyrim. Kjo nuk është pushtet. Kjo është, po e përsëris, organ që është legjitimues, balancues dhe garantues i funksionimit të krejt institucioneve të sistemit. Dhe opozita këtë duhet ta ketë parasysh dhe me dinjitet ta përballojë instalimin e një autokracie të personalizuar në Kosovë, e cila e vret jetën institucionale. Është e sigurt që do të vdesë jeta institucionale në Kosovë dhe hapet rruga për anarki dhe kaos si zgjidhje e fundit për ndryshim në të ardhmen. Opozita dhe askush, asnjë deputet nuk e ka detyrim as të rrijë në sallë, as të mos rrijë në sallë. Mund të rrijë në sallë, të marrë fletën e votimit, vetëm me rëndësi të mos e dorëzojë në kuti”, shton Hasani.

Duke u bazuar në këto, ai është skeptik se zgjedhja e presidentit do të përfundojë me sukses. Sipas Hasanit, mungesa e transparencës dhe shtyrja e procesit deri në momentet e fundit lënë pak hapësirë për optimizëm lidhur me arritjen e një konsensusi politik.

“Logjika thotë të mos jemi optimistë për shkak se, derisa është lënë për ditën e fundit dhe çdo gjë ka qenë dhe vazhdon të jetë krejt okulte, jo transparente, atëherë pak pres. Pak ka gjasa që nesër të ndodhë zgjedhja e presidentit. Unë më shumë e shoh si një manovër të Kurtit për zhvendosje të fajësisë, në skenar të njëjtë siç ka vepruar vitin e kaluar për ta kapur postin e presidentit”, thekson ai

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Dalin pamjet: Momenti kur gazetari sulmohet nga këngëtari me shokë

Dalin pamjet: Momenti kur gazetari sulmohet nga këngëtari me shokë

22 minuta më parë
Kusari-Lila nënshkruan vendim për caktimin e çmimeve të naftës pas rritjes nga ngjarjet në Lindjen e Mesme

Kusari-Lila nënshkruan vendim për caktimin e çmimeve të naftës pas rritjes nga ngjarjet në Lindjen e Mesme

26 minuta më parë
Kurti e Hamza në takim, seanca për presidentin pritet të mbahet sonte

Kurti e Hamza në takim, seanca për presidentin pritet të mbahet sonte

36 minuta më parë
Shumica e të anketuarve të kënaqur me shërbimet shëndetësore

Shumica e të anketuarve të kënaqur me shërbimet shëndetësore

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH