Njerëzit më të pasur janë më të kujdesshëm me financat e tyre. Susan Bradley është themeluesja e Institutit Sudden Money dhe, duke folur për CNBC, shpjegoi se, në të vërtetë, njerëzit e pasur financiarisht janë më pak bujarë. Kjo është për shkak të shumë faktorëve.
Fillimisht këta persona e dinë se nuk janë në të njëjtën situatë me miqtë e tyre dhe shpesh izolohen, pa u dhënë asnjë arsye. Ata mendojnë se të tjerët do të shoqërohen me ta për paratë e tyre dhe nuk kanë dëshirë të përfitojnë prej tyre. Një arsye, pra, është pasiguria.
Një arsye tjetër, ndoshta më e thellë, është se pasuria më e madhe sjell më shumë transaksione, kështu që njerëzit e pasur fokusohen në këto lloj marrëdhëniesh. Me dëshirë apo jo, preken edhe miqësitë e tyre.
Bradley shpjegoi se duhet të flasim nëse na shqetëson obsesioni i miqve tanë të pasur me paratë.s.n.