Mediet në Spanjë kanë transmetuar një pjesë nga fjalimi i Carlo Ancelottit në dhomat e zhveshjes së “Wembley”, gjatë pushimit të finales së Champions League, të cilën Real Madridi e fitoi 2-0 ndaj Borussia Dortmundit.
“Ancelotti, më i nxehur se kurrë gjatë pushimit të finales së fundit të Champions-it” dhe “Ancelotti siç nuk e keni parë kurrë”, ishin titujt e programit të drejtuar nga Josep Pedrerol.
Fjalimi i trajnerit italian dha efekt, pasi në pjesën e dytë Real Madridi shënoi dy gola (shënoi Dani Carvajal në minutën e 74-t dhe Vinicius në të 83-tën) dhe nuk pësoi asnjë, duke fituar trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve në histori.s.n.

























