Policia ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka keqpërdorur besimin e dhënë duke vjedhur kabllo elektrike nga kompania ku punonte.
Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari dyshohet se kabllot e vjedhura i ka shitur më pas për përfitim personal.
Rasti është iniciuar nga Policia dhe, me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar, njofton policia.


























