Analisti amerikan Daniel Serwer ka reaguar pas raportimit të Reuters se ushtarët britanikë po e ruajnë kufirin e Kosovës me ndërrime 18-orëshe.
Serweri e ka mirëpritur këtë, derisa ka shtruar pyetjen se pse BE-ja, Britania e Madhe dhe ShBA-ja nuk po e ndëshkojnë sjelljen e 24 shtatorit.
“Mirë të dëgjosh, nëse nuk jeni ushtarë. Por pse BE-ja, Britania e Madhe dhe ShBA-ja nuk po e ndëshkojnë sjelljen e 24 shtatorit që e bëri këtë të nevojshme?”, ka shkruar ai.