Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    “Gjykata Speciale është monoetnike”, Bajrami: Kam deponuar prova e video mbrojtëse

    Bajrami:Lista Serbe përdor vazhdimisht terminologji e simbole jokushtetuese

    U nis në ShBA pasi kreu misionin në Kosovë, por ushtares amerikane i vidhet velloja në aeroport

    U nis në ShBA pasi kreu misionin në Kosovë, por ushtares amerikane i vidhet velloja në aeroport

    UP-ja shpall afatin plotësues për regjistrimin e studentëve

    Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështetje financiare

    FFK-ja deklarohet pas shortit të Botërorit

    FFK-ja deklarohet pas shortit të Botërorit

    OKB paralajmëron se zgjidhja me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët po “zbehet”

    OKB-ja: Kolonët e paligjshëm izr@elitë kanë kryer 5 su*lme në ditë në Bregun Perëndimor të pushtuar këtë vit

    LVV nesër mban konferencë para Prokurorisë Speciale

    Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

    Publikohet lista për ndeshjet me Islandën, ftohet 16 vjeçari Abdullahu

    Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026

    Trump nderohet me Çmimin e Paqes nga FIFA

    Trump nderohet me Çmimin e Paqes nga FIFA

    Të martën, Kurti bën homazhe në përvjetorin e masakrës së Qyshkut

    Haradinaj nominohet nga AAK për kryeministër

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pyetja imagjinare e Jezuit në aramisht për kthimtarët në ‘fenë e të parëve’

20 Shtator 2024, 14:36
në Lajme, OP / ED
Pyetja imagjinare e Jezuit në aramisht për kthimtarët në ‘fenë e të parëve’
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Vehap Kola

Konvertimi i shqiptarëve duket se ngjan gjithmonë me fatin tragjik të një personazhi folklorik të quajtur Kolë, udhëtimi i të cilit drejt xhamisë më të afërt ndërpritet nga një aksident banal, por fatal. Pikëllimi amësor nga humbja e djalit të rebeluar (apo pragmatist?) është ngurtësuar në vargun epitomik “me Krishtin u prishe e me Muhamedin s’und u takove”.

Ironia hyjnore e lejon që, në të njëjtën epokë, një erudit unitarian hungarez nga Transilvania, që konvertohet në mysliman dhe merr emrin Ibrahim Muteferrika, të themelojë shtypshkronjën e parë në gjuhën osmane me shkronja arabe. Edhe pse histeria e skribëve të frikësuar nga zhdukja e profesionit të tyre dhe me mbështetjen e aparatit të dhunës së jeniçerëve ia shkurtoi jetën shtypshkronjës në më pak se një dekadë e gjysmë, hungarezi me emrin e babait të monoteizmit ia doli të botonte një kolanë që përfshinte një numër shkencash sekulare nga gjeografia tek gjuhësia.

Për fat të keq, arkivat nuk duket se janë në krahun e Ibrahimit dhe provojnë se urrejtja dhe neveria, jo dashuria apo mahnitja, krijojnë mekanizmin më të suksesshëm të konvertimit mes shqiptarëve. Braktisja kolektive e kishës së fshatit nga zhgënjimi për mospërmbushjen e kërkesave nga kleri dhe kalimi demonstrativ në xhaminë e një fshati tjetër është një episod që përsëritet aq shumë, sa mund të flitet për model konvertimi. Ajo është epoka kur katolicizmi ndër shqiptarë është feja e të dobëtit, të varfrit dhe të harruarit edhe nga vetë sivëllezërit e tij në Europë.

Të afërta janë pamjet e të rinjve shqiptarë të Shqipërisë komuniste, që me mllef të zellshëm u vërsulen xhamive, kishave, kuvendeve dhe teqeve për t’i shembur. Mllefi i tyre i inxhinieruar nga propaganda zyrtare e marksizëm-leninizmit është dëshmi se establishmenti politik dhe kulturor nuk e ka të aspak të vështirë të prodhojë rebelime të turmave të manipuluara ndaj armiqve të popullit. Këta të fundit, si çdo armik i popullit, janë karikaturime të pafuqishmish, shtresash të përmbysura ose fisnikë të rënë vaktit.

Nuk është më e vogël as histeria popullore me të cilën, në agoninë e komunizmit dhe në agimin e liberalizmit, u zhdukën nga faqja e dheut mijëra hektarë pyje, vreshta, ullishte për t’u bërë lëndë drusore për ngrohje apo ndonjë mobilje ku të shplodheshin kockat nga puna me tre turne në ndërtimin e socializmit. Sado që antropologjitë e akademisë së televizorit mund ta ndajnë hapësirën shqipfolëse sipas konjukturave politike të kohës, duket se ka një fill përbashkues, tejkohor, që injoron me kokëfortësi kushtetutat ose tregjet dhe furnizon shqiptarët me dozën e përditshme të oikofobisë, asaj frike anormale nga e tyrja.

Nëse jo përmes oportunizmit të zellshëm, rebelimit dhe urrejtjes së gjësë tënde, si mund të shpjegohet ndryshe zelli me të cilin i biri i Josif Bagerit, rilindasit ortodoks nga Reka e Epërme, lufton dhe jep jetën në radhët e Organizatës Revolucionare Maqedonase (IMRO)? Jo më pak të zellshëm ishin edhe grupet e të rinjve shqiptarë që vërshuan drejt xhamive në fund të viteve të ’90-ta, duke e përqafuar fenë islame me një barkod puritan që i ndihmonte të dalloheshin nga brezi i vjetër i devijuar, që urrenin ose donin përmes lentes së një interpretimi fetar të përzier me kultura materiale e jomateriale parokiale të popujve të tjerë.

Konvertimet demonstrative të kohëve të fundit të disa shqiptarëve myslimanë në katolicizëm nuk janë përjashtim. Më shumë se sa të dashuruar me fenë e re, ata duken të inatosur me fenë e vjetër. Me deklarata pompoze dhe triumfaliste ku mbivendosen konstatime dhe përfundime, ata fajësojnë fenë islame për të gjitha fatkeqësitë që u kanë rënë shqiptarëve ndër shekuj. Ajo që ata e perceptojnë si “ndarja e dhimbshme nga trungu qytetërimor e kulturor i Europës së krishterë dhe Perëndimit në tërësi” duket se i ka lënduar më shumë se gjithçka tjetër.

Çfarë mund të jetë më ironike se sa të imagjinosh që në takimin me Zotin, fjalët “unë u ktheva tek feja jote perëndimore, tek kultura jote europiane” të marrin përgjigje në gjuhën aramaike nga goja e vetë Jezu Krishtit të Nazaretit: po kërkoni shpëtimin në botën e pasosur apo po aplikoni për punë në ambasadë?

Mos është ky rebelimi i një shtatëqindvjeçari që ka jetuar shkëlqimin e kulturës perëndimore të perandorisë serbe të car Dushanit apo Perandorisë Romake të lindjes?  Apo është kryengritja e drejtë e një njëqindepesëdhjetëvjeçari që pushtuesit otomanë nuk e lejuan të shkruajë e lexojë shqip me alfabetin e Sami Frashërit apo Naum Veqilharxhit, që të dy me fe “joeuropiane”?

Shpjegimi duhet kërkuar tek pandemia e oportunizmit që i ka dominuar përfundimisht të gjitha vlerat e kombit shqiptar, e jo tek ndonjë pranverë europianizimi. Iluzionet se feja e krishterë është një curriculum vitae i mjaftueshëm që Europa të na dojë apo se shtimi i radhëve të grigjës shpirtërore me të rebeluar të paqartë dhe oportunistë do ta fuqizojë dashurinë e Zotit për ne, janë po aq tragjike, sa edhe histeria e apologjetëve të zellshëm myslimanë që gishtin autokratik dhe fajësues e kanë gjithmonë të drejtuar nga tjetri.

Në këtë histori jo dhe aq të lavdishme të ikjes hakmarrëse nga shtrati, jo pa të drejtë topi i përgjegjësisë kalon sa te mullixhiu tek vjehrra, që për nevojat retorike të fabulës u bie barra e përmendjes si personazhe në një minidramë ku vetë narratori është personazhi kryesor.

Marrë nga: Revista Shenja

Titulli original: “Tragjedia e Oportunizmit: Konvertimi si rebelim ndaj më të dobëtit”

Etiketat: fenë e të parëve’konvertimiVehap Kola
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Afër 2 mijë kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve për dy muaj në veri

Shkoi për të konvertuar patentë shoferin, dyshohet se nuk e kishte fare

1 vit më parë
Kërkohet shtyrja e afatit për konvertimin e patentë-shoferëve ilegale serbe në ato të Kosovës

Vetëm edhe tri ditë: Prej 23 gushtit patentë shoferët serbë nuk do të vlejnë në Kosovë, dënimi deri në 1.500 euro

1 vit më parë
Katër ditë afat për konvertimin e patentë shoferëve, Elshani: 500 deri 1500 euro gjobat për përdoruesit ilegalë

Katër ditë afat për konvertimin e patentë shoferëve, Elshani: 500 deri 1500 euro gjobat për përdoruesit ilegalë

1 vit më parë

Rreth gjashtë mijë qytetarë konvertuan patentë shoferët nga ilegalet në RKS

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH