Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka dhënë të drejtë Listës Serbe lidhur me moscertifikimin e tyre në zgjedhjeve, transmeton KosovaPost.
PZAP ka nxjerrë një vendim, ku ka thënë se Lista Serbe ka plotësuar kriteret ligjore për certifikim.
Dhe se e njëjta është rekomanduar për certifikim edhe nga Zyra për Regjistrim.
“Në rastin konkret Paneli vërtetoj se Lista Srpska, ka dorëzuar aplikimin e kompletuar, në përputhshmëri bazuar në nenet 16 dhe 17 të LZP-së, dhe KQZ-ja është e obliguar që të certifikoj çdo subjektit politik i cili i plotëson kushtet e parapara ligjore siç i ka plotësuar në rastin konkret subjekti politik Lista Srpska, për çka e njëjta është rekomanduar për certifikim edhe nga Zyra për Regjistrim, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ“, thuhet ndër të tjera në vendim.