Një qytetar i Prishtinës është kafshuar gjatë ditës së djeshme në këmbën e majtë nga qentë endacakë.
Viktima, që ka shkruar në faqen e emisionit “Ju flet Prishtina”, ka treguar se rasti ka ndodhur afër Shtëpisë së të Moshuarve në kryeqytet.
Ai thotë të jetë trajtuar në QMF 3, ndërsa thekson se është duke e vazhduar pastrimin e plagës.
“Deri kur kështu, të cenohemi nga lëvizja prej rrezikut që na vjen nga qentë endacakë”, është ankuar ai, duke dashur të mbetet anonim.