Rrugët e Pejës po përballen me një numër të madh të qenve endacakë, të cilët janë bërë një shqetësim i vazhdueshëm për qytetarët.
Pavarësisht kësaj situate, zgjidhja ende nuk është e qartë, pasi nuk ka hapa konkretë për menaxhimin e tyre, njofton Klankosova.tv.
Sipas raportimit të gazetarit korrespondent , Valdrin Daci, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Komuna e Pejës, ka nisur ndërtimin e një objekti për trajtimin e qenve, por jo për strehimin e tyre.
Për këtë projekt janë ndarë 100 mijë euro, ndërsa për trajtimin e qenve janë parashikuar 300 mijë euro.
Megjithatë, deri më tani, nuk ka asnjë rezultat të dukshëm në terren.
Ndiqni detajet, në videon vijuese:


























