Zgjidhja më e mirë për qentë endacakë tash po konsiderohet të jetë bërja e qendrës për trajtimin e tyre, e cila, sipas të parit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka për synim largimin nga rrugët e Prishtinës të 1 mijë e 500 kafshëve që lehin, ani se kapacitetet aktuale janë për vetëm 350. Në Fondacionin për të drejtat e kafshëve kanë dyshime për projektin e qendrës për trajtim. Siç bëjnë të ditur nga ky fondacion, në numërimin e fundit në mars të 2024-ës, numri i qenve në rrugët e kryeqytetit rreth katër mijë, njofton Klankosova.tv
Sipas statistikave nga SHSKUK, në Klinikën Emergjente, nga një janari i këtij viti deri tash janë regjistruar 112 raste të pacientëve, që kanë pësuar dëmtime e lëndime të ndryshme trupore, si pasojë e sulmeve dhe kafshimeve nga qentë. Këtu janë përfshirë edhe disa raste më të rënda, kur është rrezikuar jeta e disa njerëzve, të cilët janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Infektive. Ndërsa në Qendrat e Mjekësisë Familjare, në kryeqytet po nga një janari e deri tashti, janë evidentuar 190 raste, të sulmeve nga qentë endacakë. /Klankosova.tv
Kronikë nga gazetarja Blerinë Doshlaku.